Loading...

Prej kohësh në mediat rozë është përfolur për një lidhje të mundshme mes moderatores sportive, Nevina Shtylla dhe futbollistit të Kombëtares, Eros Grezda.

Por duket se të gjitha këto lajme kanë qenë vetëm aludime, pasi Nevina dhe Eros nuk janë asgjë më tepër sesa miq dhe të njohur.

Së fundmi, është zbuluar lidhja e vërtetë e moderatores, e dëshmuar edhe me foto.

Bëhet fjalë për Arbër Myftari, një djalë simpatik, student ekselent dhe mjaft serioz, për faktin se ka ditur ta menaxhojë më së miri lidhjen e tij me moderatoren e njohur, e cila cilësohet si një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar, pavarësisht lajmeve të pavërteta që kanë qarkulluar në mediat rozë për këtë të fundit.

Sipas “Panorama Sport”, Nevina dhe Arbri kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë se 3-vjeçare, ndërsa prej më shumë se një viti bashkëjetojnë në Tiranë.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, të dy duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.

Loading...
Loading...
Loading...