Loading...

nendetesja

Zbolohet pas disa dekadash nëndetësja britanike e Luftës së Dytë Botërore me 71 trupat e ekuipazhit në bord. Relikja e luftës u gjet nga zhytësit pranë brigjeve të Sardenjës në Itali.

Nëndetësja P311 u zhduk në mënyrë të mistershme përpara 73 vjetësh në Mesdhe dhe u gjet në një thellësi prej 100 metrash pranë ishullit të Tavolaras nga zhytësi me përvojë Massimo Domenico Bordone, raporton The Independent, përcjell Syri.net.

Nëndetësja u gjet pasi Z. Bardone vuri re një objekt 84 metra të gjatë dhe 80 metra të gjerë kur po kërkonte në një thellësi prej 80 metrash.

HMS P311 u zhduk së bashku me ekuipazhin e saj në janar 1943, pasi kontaktoi për herë të fundit natën e Vitit të Ri. Zbulimi konfirmon se që të gjithë ata që ishin në bord vdiqën.

Anija ngeci në fundin e detit në Gallurese, duke u kthyer në një arkivol hekuri dhe duke e lënë stafin pa oksigjen. Ekspertët mendojnë se nëndetësja nuk ka futur ujë brenda që nga momenti i mbytjes.

“Duket se kur është fundosur ajo ka patur oksigjen brenda, që do të thotë se stafi ndoshta ka vdekur nga mungesa e oksigjenit”, tha Z. Bardone për gazetën italiane, La Nuova Sardegna.

Loading...
Loading...
Loading...