Loading...

Një votuese e veçantë është shfaqur në kutitë e votimit në Prizren. Ajo është një 109 vjeçare nga Zhuri i Prizrenit. Xhemile Susuri ishte e shoqëruar nga nipi i saj dhe kreu detyrën si qytetare e Kosovës.

Kosova voton në zgjedhjet e parakohshme! Ditë të rëndësishme e kanë cilësuar politikanët në Kosovë, zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Albin Kurti, Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj, të pesë kandidatët për Kryeministër të Kosovës janë paraqitur në qendrat e votimit për të hedhur votën e tyre dhe për të përcjellë mesazhe politike. Kryefjala e liderëve të Kosovës ishte që qytetarët të dilnin masivisht për të vendosur për fatin e tyre dhe të vendit. Edhe kreu i Shtetit, Hashim Thaçi votoi këtë të diel, ndërsa apeloi që qytetarët të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre Kushtetuese. Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë vendin dhe procesi deri tani po shkon normalisht, përveç një incidenti të ndodhur në Mitrovicën e Veriut.

Ka qenë një përplasjes mes komisionerëve serbë, ku disa prej tyre kanë këmbëngulur që votimi të kryhet me letërnjoftim serb, dhe jo me të Kosovës, ashtu siç ka udhëzuar KQZ. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Kosovës, ndalimi i tyre është bërë pasi dyshohet se kanë lejuar persona që të votojnë në kundërshtim me udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut.

Të drejtë vote kanë 1.9 milion votues, të cilët do të zgjedhin 120 deputetë të ri, ndërsa në zgjedhjet marrin pjesë 25 subjekte politike. Zgjedhjet pasuan dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj me 19 korrik, pasi që u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë. Vetëvendosje, LDK, PDK, koalicioni AAK – PSD dhe koalicioni NISMA – AKR, janë partitë më favorite si dhe kanë dominuar në sondazhet e publikuara gjatë kohës së fushatës.

Loading...
Loading...
Loading...