Loading...
Loading...

 

Klodeta Dibra është përzgjedhur këtë të hënë si Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Dibra ka komentuar garën dhe kënaqësinë e saj në kuvendimin e ndarjen të ideve dhe mendimeve të ndryshme. Në përfundim të statusit, Dibra ka shprehur falenderimet përkundrejt pjesëmarrësve të kësaj gare, si dhe përkundrejt miqve e familjarëve të saj.

Klodeta Dibra është përzgjedhur këtë të hënë si Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste. E gjendur përballë kandidateve Etilda Muhaj, Voltiza Prendi dhe Zana Sina, Dibra u zgjodh në krye të Forumit të Grave socialiste me parimin 1 anëtar, 1 votë.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Klodeta Dibra e ka cilësuar fitoren e saj si shprehje të vullnetit demokratik. Më tej, ajo i cilësoi gratë dhe vajzat e Forumit si pjesa më e lirë dhe më e jashtëzakonshme e shoqërisë shqiptare.

“Sot fitoi skuadra jonë, fryma e sinqertë dhe bashkëpunuese e grupit, guximi dhe vullneti për t’i shkuar garës deri në finish. Nga kjo garë nuk pati humbës dhe të humbur; Jam e lumtur që ju takova, që kuvenduam, që ndamë ide e mendime, që u pamë sy më sy, që u rrokëm, që i shtrënguam dorën njëra-tjetrës; Sot është veçse fillimi i një rrugëtimi të gjatë”, u shpreh ajo.

Në përfundim të statusit, Dibra ka shprehur falenderimet e saj përkundrejt kandidateve të garës, koordinatoreve të grave të 24 njësive, anëtareve të komisionit, administratoreve të njësive dhe strukturave të tjera, dhe së fundmi ka falenderuar për përkrahjen miqtë e familjen e saj.

Postimi i plotë i Klodeta Dibra, në rrjetin social “Facebook”

Prof. Dr. Klodeta Dibra është pedagoge në Departamentin e Gjuhës italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Dibra ka mbajtur pozicione të rëndësishme në arsimin e lartë si: Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Anëtare e Senatit akademik të Universitetit të Tiranës, Anëtare e Këshillit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Kryetare e Këshillit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, etj.

Ajo numëron gjithashtu një pjesëmarrje të gjerë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me botime artikujsh shkencorë nëpër revista shkencore; si autore e disa teksteve universitare, monografive dhe e fjalorëve. Gjithashtu, Dibra ka sjellë të shqipëruar disa autorë italianë si Carmine Abate, Dacia Maraini, Orianna Fallacci, Mario Luzi etj. Për kontributin e saj të gjerë Dibra është nderuar me medalje nderi të  Kalorësit (Klasi III) “Ordine della stella della solidarietà italiana”, dhënë nga Presidenti i Republikës italiane Giorgio Napolitano më 17 tetor 2006.

Loading...