Loading...

Shkëlqim Lleshanaku është trajneri i ri i skuadrës së Elbasanit. Burime të sigurta të elbasaninews pranë klubit verdheblu, konfirmojnë se ish tekniku i Elbasani U-17 sezonin e kaluar, është emëruar në postin e trajnerit të ri të skuadrës. Pas disa emrave në tavolinë, mësohet se ai që ka gjetur dakordësinë e shumë palëve ka qenë emri i Lleshanakut, ndaj edhe i është besuar pikërisht atij detyra e vështirë.

Më parë ka qenë trajner edhe në ekipin e Gramshit, ndërsa kryesisht në karrierën e tij si trajner e ka kaluar tek moshat. Ndihmës i Lleshankut është emëruar Marsid Dushku, i cili sezonin e kaluar e mbylli si trajner i parë i Elbasanit. Ndërkohë, sot është programuar edhe seanca e parë stërvitore në orën 17:30 në kompleksin “Shefqet Lamçja”. Ndryshime ka pasur edhe tek trajnerët e moshave. Tek U-19 vazhdon të jetë Arjan Kila, ndërsa tek U-17 trajner bëhet Florenc Kushi./ELBASANINEWS

Loading...
Loading...
Loading...