Loading...
Një histori  mbuluar me mister ka ndodhur  në Sukth të Durrësit. Një minorene 16 vjeçare është zhdukur në mesnatë në rrethana të panjohura. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë rreth fatit të saj. 

vajza-4-620x408

Zhdukja e minorenes ka ndodhur në mesnatë, ndërsa familja ishte në gjumë. Policia raporton për një humbje, por dëshmitë e familjarëve flasim për një rrëmbim të mundshëm përmes mashtrimit nga persona ende të paidentifikuar. Ajo që e intrigon akoma dhe më shumë këtë histori jo të pazakontë në realitetin shqiptar, është fakti se familja ka siguruar të dhëna dhe fakte që çojnë në pista më të errëta investigimi. Të pakënaqur me atë që kanë bërë deri tani organet përkatëse, familjarët tregojnë të dhëna që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. Pavarësisht këtyre të dhënave, jo vetëm që vajza minorene Gazie Kazia nuk është gjetur, por tashmë është zhdukur pa lënë gjurmë dhe i ati i saj!

Një taksi parkoi në mesnatë para shtëpisë, dyshime që vajza u largua me taksixhiun dhe një person të paidentifikuar

Vajza zhduket në errësirë duke lënë kompjuterin ndezur. Kjo është gjithçka ka kuptuar familja që si zakonisht ulet të hajë darkë rreth orës 20.30. Nëna së bashku me 2 vajzat dhe djalin e vogël qëndrojnë së bashku në tavolinë, në një kohë që në krevatin e vogël fle foshnja. Një mbrëmje e qetë familjarë, ku dy vajzat dhe djali kanë bërë detyrat dhe më pas shohin televizor. 16-vjeçarja Gazie Kazia si zakonisht shkon në kompjuterin e saj që ndodhet në dhomën tjetër të shtëpisë, ku ajo qëndron së bashku me motrën. Rreth orës 22.00 bien në gjumë dhe dritat fiken në shtëpi. Nëna me tre fëmijët bien në gjumë, në një kohë që babai i tyre prej disa muajsh ndodhet në Greqi, për t`i siguruar më shumë të ardhura familjes së tyre. Rreth orës 23.30, nëna çohet për të parë foshnjën e vogël dhe hap derën e dhomës së vajzës. Ajo qëndron ende në kompjuter duke shkruar, citon Shekulli.

Nëna i thotë të flejë dhe shtrihet përsëri. Instikti i nënës bën që ajo të çohet përsëri rreth orës 24.00 për të parë nëse vajza e saj ka rënë në gjumë apo jo. Çuditërisht ajo nuk është. Nëna kontrollon në dhomën tjetër, por dhe atje nuk është. Shikon dhe në katin e dytë, por vajza mungon. E tmerruar del në oborr për të parë nëse vajza është atje, por dhe në oborr nuk ka njeri. Gruaja rikthehet në dhomën e vajzës dhe shikon në tavolinën e kompjuterit ku gjen 2 numra të regjistruar. Urgjentisht telefonon te këta dy numra të cilët i thonë se po i shqetëson në këtë orë të vonë të natës. Ul telefonin dhe kërkon në rrugë, por asgjë. Shkon dhe te kunati, që banon ngjitur me atë, por edhe atje nuk gjen gjë. Vajza është zhdukur. Me vete ka marrë dhe celularin e saj. E vetmja shpresë e saj është që vajza të ketë shkuar te ndonjë shoqe. Me këtë shpresë e gdhin ditën tjetër. Në orën 10.00 të ditës tjetër, nëna e vajzës denoncon në polici zhdukjen e minorenes. Policia e Durrësit i thotë se duhet të mbushen 24 orë që vajza të shpallet e zhdukur. Në orën 24.00 të ditës tjetër vajza është zyrtarisht e humbur. Gruaja njofton burrin emigrant në Greqi,që niset urgjentisht drejt Shqipërisë.

PUT9hz9l

Rrëfimi i nënës

Pak a shumë kjo ishte historia e mistershme e zhdukjes së 16-vjeçares Gazie Kazia nga shtëpia e saj. Familja Kazia ja ka lënë në dorë tashmë shtetit që të zbardhë misterin e zhdukjes së vajzës së tyre dhe të gjetjes së saj. Për të ndihmuar organet përkatëse, nëna e vajzës shprehet se i ka vënë në dispozicion policisë 2 numrat e telefonit që u gjetën në tavolinën e kompjuterit. Sipas saj, pas verifikimeve që bëri policia, rezultoi se njëri prej numrave i përkiste një taksisti që banonte një rrugicë larg vendit ku ndodhet familja Kaziaj. Sipas dëshmisë së gruas taksisti është një person i njohur pasi më parë ka hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre, pasi ka punuar dhe në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve. Po sipas saj ai është një njeri që e njeh familjen. Sipas gruas taksisti ka deklaruar se e ka marrë vajzën natën së bashku me dikë që nuk e njeh dhe e ka dërguar te stacioni i plepave në plazh, ku dhe ka zbritur. Kaq ka deklaruar taksisti sipas saj. Gruaja shprehet se policia vetëm pas disa ditësh i ka dërguar materialet në prokurori, në një kohë që taksisti është lënë i lirë për mungesë provash.

Gruaja shkon dhe më tej në dëshminë e saj duke deklaruar se nga fëmijët e shkollës ka mësuar se personi tjetër që ka shoqëruar vajzën te stacioni i Plepave në plazh, ka qenë një i afërm i taksistit. Policia, shprehet nëna e minorenes, vetëm pas 4 ditësh i ka dërguar materialet në Prokurorinë e Durrësit. Në prokurori tregon nëna e Gazies kam dorëzuar dhe numrin e celularit të vajzës, kutinë e telefonit, numrat e telefonit te blloku i shënimit të vajzës, fotografitë, foto në kompjuter të një djali që dyshohet! “Ne, tregon ajo, i kërkuam Prokurorisë që të merrte dhe kompjuterin e vajzës që të gjente të dhëna të tjera që mund të çonin në zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit të dyshuar, por prokurori thotë ajo na tha se në Shqipëri nuk ka ekspertë për të eksploruar në kompjutera. Pritëm nga policia dhe prokuroria të bënte diçka vijon më tej nëna e Gazijes, por kur pamë se nuk po bëhej gjë. Burri i tensionuar shkoi t`i kërkonte sqarime taksistit. Në gjaknxehtësi e sipër u bë sherr. Imagjinoni një baba që i është zhdukur vajza dhe kur nuk ka një sqarim nga shteti se ç`mund të bëjë. Pas sherrit, policia ka kërkuar të arrestojë burrin tim. Mirë që më humbi vajza, por tashmë nuk kam as burrin. Po më shkatërrohet familja”.

 

Loading...
Loading...
Loading...