Loading...

egypair

Një avion i kompanisë ajrore “Egyptair” me fluturim nga Parisi në Kajro, është zhdukur nga radarët.

Sipas medieve ndërkombëtare, avioni me 66 persona në bord, me numër fluturimi “MS804” ishte nisur nga aeroporti francez “Charles de Gaule” dje në orën 23:09 dhe u zhduk nga radarët në orën 02:45, sapo ishte futur në hapësirën ajrore të Egjiptit, rreth 11.300 metra lartësi.

Mes personave në bordin e avionit mësohet se 56 ishin pasagjerë, 3 persona personel sigurie dhe 7 anëtarë ekuipazhi. Në radhët e pasagjerëve të avionit gjendeshin dhe tre fëmijë.

Sipas BBC-së, 30 pasagjerë janë nga Egjipti, 15 francezë, 1 britanik dhe të tjerët nga Belgjika, Algjeria, Sudani, Çadi dhe Portugalia.

Kontaktin e fundit mësohet se avioni e ka pasur në hapësirën greke. Autoritetet egjiptiane në kordinim me ato greke kanë nisur një operacion kërkimi.

Loading...
Loading...
Loading...