Loading...
Loading...

 

Imagjinoni sikur të shuanit etjen me ujë që nuk vjen nga një lumë, përrua apo liqen, por që vjen drejtpërdrejt nga qielli, nga ajri që ju rrethon. K

jo do të ngjasonte si fantashkencë, por është në fakt realitet dhe është e prekshme për këdo.

Teknologjia e re e zhvilluar nga “Watergen”, një kompani teknologjike me bazë në Izrael, aktualisht po prezantohet në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. Por, si funksionon mrekullia që e kthen ajrin në ujë?

Gjeneratori i ujit atmosferik merr ajër nga ambienti përmes një filtri, e shndërron atë në vesë duke nxjerrë ujë përmes kondensimit. Uji më pas purifikohet, mineralizohet dhe është i gatshëm dhe i sigurtë për t’u konsumuar, shkruan BBC.

Makineria mund të prodhojë mesatarisht 600 litra uji të pastër në ditë. Ajo ka një rezervuar dhe një sistem trajtimi të ujit. Në Vietnam, me lagështinë e lartë të ajrit atje, makina mund të nxjerrë edhe më shumë ujë.

Michael Mirilashvili, president i “Watergen”, tha:

Këtu në Vietnam, ne e testuam teknologjinë dhe patëm performancë më të mirë nga sa prisnim”

 

Loading...