Loading...

 

Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në kodrat e fshatit Shtëpanjë të Bashkisë Cërrik.

Zjarri, i favorizuar nga thatësira dhe era, ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme duke djegur shkurre dhe kullota.

Por problemi qëndron tek banesat e banorëve dhe të mbjellat e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit të cilët të ndihmuar edhe nga vetë banorët po përpiqen të fikin flakët.

 

Loading...
Loading...
Loading...