Loading...

Flakët e zjarrit përfshijnë pyllin me pisha në afërsi të fshatit Mengël në Elbasan. Vatra e zjarrit u konstatua rreth orës 14.15 dhe u njoftua reparti zjarrfikës.
Në vendin e ngjarjes shkuan 2 mjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë të cilët për rreth 2 orë bënë të mundur izolimin dhe fikjen e flakëve. Nga ky zjarr u dogjën rreth 3 dynym shkurre.
Reparti zjarrfikës në Elbasan i bën thirrje komunitetit që të jetë i kujdesshëm pasi temperaturat e larta favorizojnë zjarre.

Loading...
Loading...
Loading...