Loading...

Zjarri shkrumbon 1000 rrënjë ullinj në ullishtën e Elbasanit.
Një vatër zjarri shpërtheu sot pasdite në fshatin Gjonme të bashkisë Elbasan. Zjarri ka shpërthyer në dy kodra përballë njëra-tjetrës dhe thatësira si dhe era ka favorizuar që ai të përhapet me shpejtësi.
Për rastin janë njoftuar policia dhe reparti zjarrfikës.
Për fikjen e zjarrit janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse dhe mjaft efektivë. Gjithastu kanë ndihmuar edhe banorët dhe pronarët e ullishtave. Në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe grupi i emergjencave i bashkisë Elbasan.
Zjarri dogji një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh me ullinj, shkurre dhe kullota.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit të zjarrit. Një ndër pistat e hetimit është edhe zjarrvënia e qëllimshme.

Loading...
Loading...
Loading...