Loading...

Librazhd

Strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan të angazhuara për vënien para përgjegjësë ligjore të autorëve të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia në pyje dhe kullota.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd , evidentuan dhe filluan proçedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin : A.B., 64 vjeç, banues Funares, Librazhd.

Proçedimi ndaj tij filloi pasi në fshatin e Funarës, në vendin e quajtur ” Bishti i Dheut” dyshohet se i ka vënë zjarrin, dhe si pasojë është djegur sipërfaqe e kosiderueshme kullotë.

Gjithashtu janë proçeduar penalisht për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë masa për parandalimin e vënies së zjarrit shtetasit : F.M., 63 vjeç ( kryeplak i fshatit) dhe R.Ç., 37 vjeç ( inxhinier i pyjores).

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Loading...
loading...
loading...
Loading...