Loading...

Zjarrfikëset në Gramsh kanë fikur një vatër zjarri të vështirë.
Sektori i MZSH Gramsh u njoftua se një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pyje në fshatin Bregas të NJ.A. Kushovë.
Drejt vatrës janë nisur 3 mjete zjarrfikëse bashkë me personelin.
U desh disa orë punë që zjarri të fikej.
Nga ky zjarr u dogjën disa dynym barë, shkurre dhe një kasolle. Por zjarrfikësit bënë të mundur që zjarri të mos përhapej më tej pasi pasojat në këto ditë të thata dhe me temperatura të larta do të ishin shumë të rënda.
Për rastin në fjalë është ngritur një çështje penale, por deri më tani nuk dihet se si ka shpërthyer zjarri në këtë vend.
Zjarrfikëset i kanë bërë apel popullatës që të jetë e kujdesshme dhe të mbrojë pyjet nga zjarri.

Loading...
Loading...
Loading...