Loading...

Reparti zjarrfikës në Gramsh ka gjetur në orët e para të mëngjesit në lumin Devoll trupin e pajetë të Besnik Tabakut 53 vjeç me banim në fshatin Çekrez.
53-vjeçari ishte larguar dje nga shtëpia bashkë me qenin e tij dhe nuk ishte kthyer më. E shqetësuar për vonesën e të birit, nëna e tij ka njoftuar fillimisht të afërmit e më pas është njoftuar policia dhe reparti zjarrfikës.
Sipas informacioneve të marra rezultonte se I ndjeri ishte nisur dje drejt lumit Devoll bashkë me qenin e tij dhe nuk u kthye më. Ndaj dyshohej se ai ishte mbytur në lumë.
Reparti zjarrfikës ka kryer kontrolle gjatë natës së kaluar, deri sa në orët e para të mëngjesit ka mundur të gjejë kufomën e mbytur në lumë. Kanë qenë dy efektivë të këtij reparti që kanë hyrë në lumë dhe kanë nxjerrë kufomën e të ndjerit prej andej.
Interesant ishte fakti se qeni nuk është larguar nga vendngjarja dhe është gjetur tek rrobat e e të zotit në pritje që ai të kthehej.
Burime nga reparti zjarrfikës në Gramsh bënë me dije se I ndjeri nuk kishte pirë ujë, gjë që dyshon të mendosh se ai nuk është mbytur por mund të ketë pësuar ndonjë atak kardiak.
Megjithatë do të jetë ekspertiza ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
I ndjeri ishte i pa martuar dhe jetonte me nënën e tij.
Ja dhe foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes:

Loading...
Loading...
Loading...