Loading...

 

Edhe pse ishte pa viktima, operacioni i shpëtimit nga zjarri, ishte një nga më të vështirët sot për zjarrfikësit në Elbasan.

Kjo e kushtëzuar nga një sërë faktorësh si pozicioni ku ra zjarri, tymi dhe gazi helmues që ishte përhapur në korridoret dhe shkalëlt e pallatit, larttësia, bllokimi i banorëve në katet e larta etj.

Megjithatë zjarrfikësit elbasanas nuk u kursyen. Ata rrezikuan edhe jetën duke u futur në brendësi të pallatit për të qetësuar banorët, për ti ndihmuar ata që të mos rrezikohen nga zjarri.

Kështu një grup prej tyre arriti të ngjisë shkallët deri në katin e 11 ku shjpëtuan një vajzë, pastaj një të moshuar dhe shumë të tjerë që ishin mbyllur në shtëpi. Mjaft prej banorëve të tmerruar nuk hapnin edhe derën. Ata janë ndihmuar nga zjarrfikësit duke i nxjerrë në ballkon apo në vend emë të sigurta.

Por gjatë këtij operacioni dy prej zjarrfikësve janë asfiksuar duke manifestuar shenja të rënda për shëndetin. Kolegët i kanë ndihmuar duke u dhënë ujë dhe duke i freskuar për të rimarrë veten.

Më pas ata i janë rikthyer detyrës.

Kështu edhe këtë radhë zjarrfikësit elbasanas dëshmuan se janë një ekip profesionist dhe kurajoz që nuk kursejnë as jetën e tyre për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.

 

 

Loading...
Loading...
Loading...