Loading...

Flakët e zjarrit shkrumbojnë një banesë në fshatrat e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shinavlash të Njësisë Administrative Tregan.
Shërbimi zjarrfikës ka marrë një njoftim për rënie zjarri në një banesë dhe është nisur menjëherë në vendin e ngjarjes. Por kur ka mbërritur zjarri kishte kaluar mbi çati dhe kishte shkrumbuar gjithçka. Megjithatë është punuar për lokalizimin dhe fikjen e flakëve.
Nga ky zjarr nuk ka pasur të dëmtuar familjarë, ndërsa ka pasur dëme të mëdha materiale pasi nga zjarri është djegur krejtësisht banesa dhe materialet që ndodheshin brenda saj.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut.

Loading...
Loading...
Loading...