Pavarësisht nëse e klasifikojmë koronavirusin e ri si një pandemi, kjo është një çështje serioze. Në më pak se dy muaj ësht përhapur në disa kontinente. Pandemi do të thotë transmetim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm i sëmundjes njëkohësisht në më shumë se tre rajone të ndryshme gjeografike. Pandemia nuk i referohet vdekshmërisë së një virusi, por transmetueshmërisë së tij dhe shtrirjës gjeografike.

Ajo që ne me siguri kemi është një pandemi e frikës. Të gjitha mediat e planetit po shkruajnë për koronavirusin. Është e drejtë që ekziston një shqetësim i thellë dhe një planifikim masiv për skenarët e rasteve më të këqija dhe natyrisht pasojat kalojnë nga sfera globale e shëndetit në biznes dhe politikë.

Por gjithashtu është e drejtë që ne nuk duhet të bëjmë panik. Do të ishte e gabuar të thuash se ka një lajm të mirë që del nga Covid-19, por ka shkaqe për optimizëm, arsye për të menduar se mund të ketë mënyra për ta mposhtur këtë virus.

1. Ne e dimë se çfarë është

Rastet e para me Sida ishin përshkruar në qershor të vitit 1981 dhe u deshën dy vite për të identifikuar virusin HIV që e shkaktonte sëmundjen. Me Covid-19, rastet e para me pneumoni të rëndë u raportuan në Kinë më 31 dhjetor 2019 dhe më 7 janar, virusi ishte identifikuar. Gjenomi ishte në dispozicion që në ditën e dhjetë. Ne tashmë e dimë se është një virus I ri nga grupi 2B, me të njëjtën familje si SARS, të cilin ne e kemi quajtur SARSCoV2.

2. Ne e dimë sesi ta zbulojmë virusin

Që prej 13 janarit, një test për të zbuluar koronavirusin ka qenë gati.

3.Situata në Kinë po përmirësohet

Masat e forta të kontrollit dhe izolimit të vendosura nga Kina po japin fryte. Prej disa javë, numri i rasteve të diagnostikuara me koronavirus po ulet çdo ditë. Një analizë e detajuar epidemiologjike po bëhet edhe nga vendet të tjera. Shpërthimet janë shumë specifike për disa zona, çka bën që të kontrollohen më lehtë.

4.80 përqind e rasteve janë të buta

Sëmundja nuk shkakton simptoma ose është e butë në 81 përqind të rasteve. Sigurisht në 14 përqind të rasteve shkakton pneumoni të rëndë dhe në 5 përqind të rasteve mund të bëhet kritike ose fatale. Është ende e paqartë se cila mund të jetë shkalla e vdekshmërisë. Por mund të jetë më e ulët nga sa vlerësohet deri tani.

5.Njerëzit shërohen

Pjesa më e madhe e raportimeve fokusohen te të dhënat që lidhen me numrin e rasteve të konfirmuara dhe numrin e vdekjeve, por shumica e njerëzve të prekurvjanë shëruar. Janë 13 herë më shumë raste të shëruara se vdekje dhe kjo përqindje po rritet.

6.Simptomat shfaqen të lehta tek fëmijët

Vetëm 3 përqind e rasteve ndodhin te njerëzit nën 20 vjeç dhe vdekshmëria nën 40 vjeç është vetëm 0.2 përqind. Simptomat janë aq të lehta tek fëmijët sa ato kalojnë pa u vënë re.

7.Virusi mund të pastrohet me lehtësi

Virusi mund të pastrohet në mënyrë efektive nga sipërfaqet me një solucion me etanol(62-71% alkool), peroksid hidrogjeni(0.5% peroksid) ose hipoklorit sodium(0.1% zbardhues) në vetëm një minutë. Larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë është mënyra më efektive për të shmangur infektimin.

8. Shkenca ka nisur punën globalisht

Kjo është epoka e bashkëpunimit ndërkombëtar shkencor. Vetëm pas një muaji, 164 studime shkencore për Covid-19 ishin të pranishme online. Janë punime paraprake mbi vaksinat, trajtimet, gjenetikën, epidemiologjinë, diagnozat, aspektet klinike, etj. Artikujt janë shkruar nga 700 autorë dhe janë shpërndarë kudo në botë. Në vitin 2003 për epideminë e SARS u desh më shumë se një vit që të shkruhej gjysma e këtyre artikujve.

9. Tashmë ka prototipa të vaksinave

Aftësia jonë për të krijuar vaksina të reja është spektakolare. Që tani janë gati më shumë se tetë projekte që po bëjnë kërkime për vaksinën e re ndaj koronavirusit. Ka grupe që po punojnë për projekte vaksinimi ndaj viruseve të ngjashme. Një grup nga Universiteti Queensland, Australi që merret me zbulimin e vaksinave të ndryshme, ka njoftuar tashmë se po punojnë me një prototip me teknikën e quajtur “kapës molecular”, e cila është një teknologji e re. Ky është vetëm një shembull që mund të lejojë prodhimin e vaksinës në një kohë rekord. Prototipet së shpejti mund të testohen tek njerëzit.

10. Testimet antivirale kanë nisur

Vaksinat janë parandaluese. Tani për tani, kurimi i njerëzve që janë të infektuar nga Covid-19 është i rëndësishëm. Që tani kanë nisur të analizohen mbi 80 prova klinike për kurimin e koronavirusit. Këto janë antiviralë që janë përdorur edhe për infeksione të tjera, të cilat tashmë janë aprovuar dhe që dihet se janë të sigurta. Janë një seri ilaçesh që po testohen dhe kanë treguar efikasitet.. Pandemia e gripit të 1918 shkaktoi më shumë se 25 milion vdekje në më pak se 25 javë. A mund të ndodhë diçka e ngjashme tani? Më shumë mundësi jo, pasi ne nuk kemi qenë asnjëherë më të përgatitur për të luftuar një pandemi.

Nga Ignacio Lopez-Goni i cili punon si mikrobiolog në Universitetin e e Navarras.

Burimi: Greenpeace/ Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA