Hannah Bennett nuk iu ka besuar syve kur ka marrë faturën…

Ajo ka porositur në tost kaçkavall-proshutë në një restorant në aeroportin Heathrow, Londër, por është shokuar nga çmimi. Sa kushtonte? 10 dollarë…

Klientja shumë e pakënaqur ka publikuar në Facebook fotografinë e faturës së plotë prej 71 eurosh të vaktit që porositi në aeroport ku në menu përfshihej ndër të tjera tosti 10 dollarë dhe një sallatë me çmim 5 dollarë po ashtu ka bashkangjitur edhe një fotografi të tostit.

Hannah ka shkruar një status ironik krah fotos:

Justifikim patetik për një vakt. Sinqerisht nuk e kuptoj pse duhet kjo kunjë gjigante në tost.”
Shumë njerëz kanë reaguar në komente me zemërim duke e cilësuar faturën një vjedhje të pastër.

Reagim ka pasur edhe nga një zëdhënës i “The Restaurant Group”, ku vajza kishte ngrënë darkën:

Jemi të zhgënjyer teksa dëgjojmë se disa klientë nuk kanë mbetur të kënaqur në njërin prej restoranteve tona. Por jemi krenarë për vlerat dhe cilësinë e restoranteve ndaj edhe do shqyrtojmë në detaj komentet negative”.
Burimi: Ladbible, JOQ Albania