Loading...

Ata janë një nga çiftet më të përfolura për lidhjet dhe ndarjet e tyre. Bëhet fjalë për William Levyn dhe Elizabeth Gutierrez. Çifti i aktorëve i rikthehet thashethemeve për ndarje.

Ata nuk janë parë bashkë për një kohë të gjatë. Që prej viti 2003, kohë kur filluan lidhjen e tyre Levy është akuzuar për tradhëti. Ai është përfolur për shumë romanca me koleget e tij aktore, madje dhe me këngëtaren Jennifer Lopez.

Elizabeth thuhet të ketë festuar vetë ditëlindjen, pa kubanin në krah si dhe një festë e vajzës së tyre Kailly nuk i gjeti bashkë. Zëra flasin sërish për një tradhti, Të dy janë prindër të dy fëmijëve dhe thuhet se rikthimet pas ndarjeve të bujshmë janë bërë pikërisht për ta.

Loading...