Loading...

2 viktima në aksidente! Shoferi nga Tirana përplas këmbësorin, tek Mali i Robit vdes çiklisti, në Luz motori përfundon poshtë makinës (VD)
Tre aksidente rrugore ndodhën këtë pasdite në rrugët e Shqipërisë duke lënë për pasojë dy viktima, një këmbësor ende të paidentifikuar, një çiklist 52-vjeçar, dhe një 18-vjeçar që udhëtonte me motoçikletë. Të tre u përplasën nga makinat, drejtuesit e të cilëve janë shoqërua rnë polici për tu marrë në pyetje dhe për të zbardhur rrethanat e aksidenteve.

Tre aksidente rrugore ndodhën këtë pasdite në rrugët e Shqipërisë duke lënë për pasojë dy viktima, një këmbësor ende të paidentifikuar, një çiklist 52-vjeçar, dhe një 18-vjeçar që udhëtonte me motoçikletë. Të tre u përplasën nga makinat, drejtuesit e të cilëve janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje dhe për të zbardhur rrethanat e aksidenteve.

Aksident ne Elbasan

Një këmbësor rreth 60-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet në Elbasan. Sipas një njoftimi paraprak të policisë, ngjarja ndodhi në lagjen “28 nëntori”.

Shoferi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

“Drejtuesi i makinës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia në njoftimin zyrtar.

Aksident tek Mali i Robit

Nuk vonoi shumë dhe rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, një makinë përplasi një çiklist 52-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia thotë se automjeti me drejtues B. F është shoqëruar në komisariat pasi përplasi çiklistin G. L., 52 vjeç.

Motoçiklisti perfundon nen makine
basan

Edhe në Fushë-Krujë -Milot në afërsi të fshatit Luz, u shënua një aksident, por në këtë rast fatmirësisht pa viktima. Nje motoçikletë që drejtohej nga një 18-vjeçar nga Gramza ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën gomat e një autoveture tip Benz që drejtohej nga një vajzë nga Lezha.

Për pasojë është plagosur rëndë A.Sh 18 vjec nga fshati Gramzë. 18-vjeçari ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here