Loading...

Këshilli i Ministrave ka vendosur ndryshimin e tre zëvendësministrave në kabinetin e qeverisë Rama.
Kështu, Agron Tare është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë Nina Guga është emëruar zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; si dhe Oltion Rrumbullaku, zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Lexoni më poshtë vendimin e plotë:

Këshillit të Ministrave, datë 11 Dhjetor 2019:

Vendim për

MIRATIMIN, NË PARIM, TË DOKUMENTIT TË NDRYSHIMIT NR.1 TË KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR PROJEKTIN E NDËRTIMIT TË BYPASS-IT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Miratimin, në parim, të dokumentit të ndryshimit nr.1 të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin e ndërtimit të bypass-it të Fierit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
Zëvendës kryeministriI
ERION BRAÇE

*
Vendim për

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Z. Agron Tare emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

*
Vendim për

EMËRIM NË DETYR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Znj. Nina Guga emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

*
Vendim për

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Z. Oltion Rrumbullaku emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Loading...