Plot 575 vite më parë u zhvillua beteja e Torviollit, ku Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane në fushën e Torviollit, e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme.

Pasi ishte formuar Besëlidhja e Lezhës, ku u bashkuan princat arbërorë, Sulltan Murati II dërgoi një forcë prej 25 mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit.

Skënderbeu i doli përpara ushtrisë osmane në fushën e Torviollit, ku pas një beteje taktike nga Skënderbeu, u vranë 22 mijë ushtarë osmanë, kurse, në radhët e shqiptarëve pati të vrarë vetëm disa qindra. Me këtë fitore, miti i pathyeshmërisë osmane u godit dhe shënoi edhe fillimin e luftërave të pandërprera të Gjergj Kastriotit.