Gati e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë.

Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë kudo. Ndërsa fotografia e një burri 81-vjeçar mbi gomar me maskë në fytyrë është bërë virale.

Burri i moshuar është nga Meana Sardo, një fshat në Sardenjë në Itali. 81-vjeçari hipën për ditë mbi gomar dhe shkon për të parë delet dhe derrat.

Ai ka thënë:

Në fshat dal, por nuk takoj njeri. Po të shikojë ndonjë fshatar e përshëndes, por nuk e takoj. Unë i ndjek lajmet çdo ditë dhe e di se ky është një virus i rrezikshëm sidomos për ne të moshuarit. Unë kam qenë gjithmonë aq i shëndetshëm, por këtë herë e di që duhet të bëjë kujdes.
Burri moshuar ka dhënë kështu në mesazh për të gjithë, pasi ka thënë se ky virus është i rrezikshëm. Deri më tani gjendja më e rënduar paraqitet në Itali.