Loading...

Magjitë janë një nga shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve, të cilët shquhen edhe si një popull shumë supersticioz. Kemi dëgjuar plot ngjarje ‘të zeza’ nga persona të ndryshëm, që sipas të cilëve kanë ndodhur si pasojë e këtyre riteve të pazakonta, që zakonisht ndodhin edhe nga persona të veçantë.

E një ngjarje e tillë, e pazakontë dhe e frikshme njëkohësisht ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Një qytetar nga Durrësi ka rrëfyer se teksa ka qënë në varrimin e një të afërmi të tij në varrezat e reja të Durrësit ka gjetur diçka që i ka tërhequr shumë vëmendjen, e që në pamje të parë duket e frikshme.

Ai tregon se ka gjetur një qese me mëlçi, brenda së cilës ndodhej fotografia e një vajze të re e shpuar nga shumë gjilpëra. Qytetari shprehet se nuk e njeh personin që është në fotografi dhe se nuk ka asnjë lidhje me familjen e tij, por pretendon se është hedhur nga persona të rastësishëm e që i duan të keqen atij personi të shpuar nga gjilpërat.

Ai kërkon të dijë nëse kjo ka ndonjë domethënie për familjen e tij apo është hedhur nga persona që i duan të keqen vajzës e cila është në foto?

Qytetari na shkruan:

JOQ pershendetje dua te mbetem anonim.Sot ne varrin e nje familjarit tim ne varrezat e reja ne durres, kam gjetur kete qesen me melci me foto te cpuar nga shume gjilpera brenda.Kete personin qe eshte ne foto nuk e njoh por dua ta postosh sepse me vjen keq , dhe ta kuptoj ajo qe dikush i do te keqen .Nuk e di nqs ndonjeri nga ju mendon se ka lidhje me familjen time kjo gje dhe pse un nk e njoh fr personin ne fjale?! Shume faleminderit..”

Loading...