Loading...

Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në “Opinion”, ka komentuar videon e publikuar nga Artan Hoxha, ku duket kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, duke pirë kokainë.

Berisha është shprehur se kjo dihej prej kohësh, prandaj edhe e ka kërkuar testin e drogës. Në vijim të bisedës, Fevziu e ka pyetur në qoftë se vetë ish-kryeministri ka konsumuar ndonjëhere drogë.

Berisha e ka mohuar, duke theksuar se e gjen tjetërkund energjinë që ka pas kaq shumë vitesh në politikë.

Lidhur me këtë ai ka replikuar me analistin Lorenc Vangjeli.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Keni përdorur ndonjëherë lëndë narkotike zoti Berisha?

Sali Berisha: E vërteta, është kokaina ime. Pasioni im për të vërtetën më shumëfishon energjinë mua nga mëngjesi deri në darkë.

Blendi Fevziu: Asnjëherë nuk keni marrë simulant?

Sali Berisha: Kurrë, kurrë. Unë nuk marr asnjë në mënyrë të prerë as mjete gjumi ose qetësues.

Lorenc Vangjeli: E tmerrshme, pas 30 vitesh në politikë, ju arrini të flini i qetë.

Sali Berisha: Pse nuk marr? Përdor meditim pozitiv si kurën më të mirë dhe i’ua këshilloj të gjithëve. Ndodhe që s’më ndodh gjumi, për një arsye, kam temperaturë për një gjë tjetër. Lexoj, mund të shkoj ora 3 ose 4. Përveç se lexon çfarë do, të nesërme nuk ngrihesh hundë e buzë, ngrihesh i kënaqur.

Lorenc Vangjeli: Pas 30 vitesh në politik, ju zë gjumi rehat. Nuk ju kujtohen skeletet në dollap.

Sali Berisha: Absolutisht, më del gjumi më qetë se kudo tjetër, ta dish ti.

Loading...