Një aksident automobilistik ka ndodhur në mesditë në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Nëj automjet tip Benz është përplasur me një mjet tjetër.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të tronditur por pa pasoja për jetën drejtuesit e këtyre automjeteve.
Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në të dy anët e rrugës.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka kryer veprimet proceduriale dhe ka normalizuar trafikun.
Ende nuk dihen rrethanat e përplasjes.