Një aksident automobilistik është regjistruar gjatë pasdites së sotme në aksin Elbasan-Prrenjas. Një automjet është përplasur me një trajler e për pasojë kanë mbetur të lënduar dy shtetas të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit.
Si pasojë e këtij aksidenti, në të dy anët e rrugës janë krijuar radhë të gjata me automjete.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti dhe për të normalizuar trafikun.
Mendohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit për shkak të motit me lagështi.