Loading...

Aksidentet nuk kanë të ndalur ditën e sotme në Shqipëri.

I fundit ka ndodhur në Ardenicë të Lushnjes.

Mësohet se drejtuesi i automjetit, Arian Velçani, 28 vjeç, ka ndërruar jetë.

Gjithashtu është plagosur edhe pasagjeri, por është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe.

Njoftimi i policisë:

Lushnje

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:15, në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës” shtetasi A.V, 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi A.V dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.

Loading...
Loading...