Loading...

Një tjetër aksident nga ndodhur mëngjesin e kësaj të premte pranë By-passit të Fierit në zonën e Baltezes . Gazetari Ervis Kuçi bën me dije se dy automjete, njeri tip ‘Opel’ dhe një tjetër tip ‘Golf’ janë përplasur kokë më kokë me njeri-tjetrin duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Njeri prej automjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës si pasojë e përplasjes.Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar. Burime zyrtare nga policia thanë se shkak i aksidentit mendohet të këtë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin automjetet.By-passi i Fierit vijon të ngelet një burim aksidentet për drejtuesit e automjeteve. Një prej hapjes se tij janë shkaktuar një numër i lartë aksidentesh.

Loading...