Loading...

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Në vendin e quajtur “tuneli panoramik”, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, 6 persona, drejtuesit dhe pasagjerët e dy automjeteve, kanë mbetur të plagosur me fraktura të shumta në trup.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit, nga ku raportohet se një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ende nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të 5 të plagosurve të tjerë dhe as për identitetin e tyre/Syri.net

Loading...