Loading...

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë, ku një automjet tip Volvo, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi Armand Misku, 28 vjeç. Policia sqaron se i riu ka humbur kontrollin e makinës, ndërsa dyshohet për shkak të shpejtësisë së lartë.

Drejtuesi i mjetit u transportua në Spitalin e Librazhdit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi paraprak:

Në aksin rrugor Prrenjas- Qaf Thanë, shtetasi A.M., 28 vjeç, nga Librazhdi, duke drejtuar mjetin tip Volvo, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit u transportua në Spitalin e Librazhdit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Loading...
Loading...