Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Pishkash të Librazhdit ku për pasojë ka ndërruar jetë një person si dhe janë plagosur tre të tjerë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina e për pasojë një shtatas ka vdeku në vend e tre të tjerë janë dërguar në spital.

Policia ka mbërritur në vendnin e ngjarjes për të mbledhur materiale që do të ndihmojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,.

Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.