Loading...

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, dy makina janë përplasur në rrugën Shkodër-Koplik, në afërsi të fshatit Shtoj i vjetër.

Nga të dhënat e para, mësohet se janë 4 persona të plagosur rëndë.

Ata janë nisur për në spital, ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Edhe mbrëmjen e djeshme në Shkodër, u përplasën 2 makina dhe mbetën të plagosur 4 persona.

Loading...