Loading...

Një aksident, me pasojë plagosjen e një të moshuare, ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Korçës.

Aksidenti është shënuar në Bulevardin “Fan Noli”, ndërsa mësohet se ka qenë një motor që ka goditur të moshuarën.

E moshuara, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është dërguar menjëherë në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Korçë-Informacion paraprak

Më datë 07.09.2019, në lagjen nr.7, shtetasi K.N, rreth 49 vjeç, duke drejtuar një motorçikletë tip “Dayang”, ka aksidentuar shtetasen N.L, rreth 76 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë), e cila u dërgua në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i motorçikletës, ndodhet i shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...
Loading...