Foto ilustruese
Është një i ri ai i cili ka humbur jetën në orët e pasdites së sotme në një aksident fatal të ndodhur pranë Rrogozhinës. Sikundër mësohet në aksidentin që ka ndodhur në orën 17.05, ka humbur jetën 22 vjeçari Orgest Lasku mekanik në Zhamë të Lushnjes.
Shkak për këtë aksident fatal mësohet të jetë bërë parakalimi i gabuar.

Mjeti thuhet se ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Përplasja ka qenë tejet e fortë duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme drejtuesit të mjetit.

Kavajë/Informacion Paraprak.

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.