Një 49-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme pasi është përplasur për vdekje nga makina.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe rreth orës 18:25. Viktima është identifikuar si Albana Çulaj, i thanë burimet Report Tv dhe mësohet se ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nja makina e drejtuar nga 51-vjeçari me inicialet B. J.. Nga raportimet paraprake 49-vjeçarja i ka prerë rrugën makinës, por grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Nga ana tjetër, është dërguar në Komisariat 51-vjeçari për veprime të mëtejshme.