Aksident tragjik në Gramsh. Fuoristrada del nga rruga, humbin jetën dy shtetas, plagosen rëndë 4 të tjerë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Çekrez tek ish depot e ushtrisë në afërsi të qytetit të Gramshit.
Në një nga kthesat e rrugës Gramsh-Çekrez, automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë në anë të saj.
Për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit dhe një nga pasagjerët. Ndërsa kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit e Gramshit të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve duke i nisur drejt spitalit të Gramshit.
Në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Paraprakisht mendohet se shoferi ka vazhduar rrugën drejt në një nga kthesat duke e dërguar mjetin në greminë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.