Loading...

Një shqiptar që po udhëtonte me makinën e tij, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një kamion.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës në zonën e La Seças.

Viktimë e këtij aksidenti të rëndë është Endri Zaimi, 25 vjeç.

Babai i dy fëmijëve ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte.

Mediat italiane shkruajnë se makina e tij tip Volvo u shkatërrua plotësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia që po hetojnë mbi rastin

Loading...