Loading...

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë pasdites në rrugën Korçë-Boboshticë.

Një automjet ka aksidentuar një 60 vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Korçës.

Sipas rrethanave të ngjarjes, drejtuesi i mjetit pasi ka përplasur këmbësorin është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Korçës për ngjarjen.

Loading...
Loading...