Loading...

Asnjë i mbijetuar nga helikopteri me të cilin udhëtonte edhe Kobe Bryanti cili vdiq po ashtu në një aksident ajror në Los Angeles.

“Fatkeqësisht nuk kishte mbijetuar asnjë”, tha shefi i Zjarrfikësve të Los Angeles, Tony Imbrenda, i cili gjithsesi nuk pranoi të komentojë mbi identitetet e viktimave, ndonëse tani është konfirmuar që bëhej fjalë për helikopterin privat të Bryant.

Mediat amerikane kanë gjithashtu dyshime mbi prezencën e bashkëshortes së 41-vjeçarit, Vanessa Bryant, që me shumë gjasa nuk ka qenë në bordin e helikopterit në momentin e përplasjes.

Kobe Bryant lindi në 23 gusht të 1978-ës dhe nga gjimnazi kaloi direkt në basketbollin profesionist, ku luajti për plot 20 vite me skuadrën e Los Angeles Lakers, gjatë të cilave arriti të fitojë plot 5 herë titullin kampion në NBA.

Gjatë karrierës së tij të lavdishme, Bryant është bërë 18 herë pjesë e skuadrës All Star, 15 herë pjesë e All-NBA Team dhe 12 herë pjesë e pjesë e All-Defensive Team, ndërsa në vitin 2008 u shpall The Most Valuated Player (MVP) në NBA.

Kobe Bryant i dha lamtumirën sportit të tij të preferuar në verën e 2016-ës, ndërsa ai do të mbahet mend gjatë nga fansat e basketbollit, si njëri prej sportistëve më spektakolarë dhe më të vlerësuar.

Loading...