Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Michigan të SHBA-ve, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën. Viktima është Aleksandër Veshtaj, një 24-vjeçar.

Aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e djeshme, pra më 15 shkurt. Ndërkohë, edhe babai i viktimës ka shpërndarë një foto të të birit të ndjerë me një përshkrim mjaft prekës për Aleksandrin.

Ai njofton të gjithë të afërmit e tij për lajmin mortor, i cili shpreh dhimbje dhe pikëllim të thellë për humbjen e 24-vjeçarit.

Ja çfarë shkruan në Facebook:

Lajm mortor nepermjet dhimbjes dhe pikllimit te thelle lajmrojm komunitetin tone se sot 2-15-20 u nda nga jeta Aleksander Lum Veshtaj ne moshen 24 vjecar ne ni accident te rand To all of my dear friends Aleksander Lum Veshtaj passed away this morning in a tragic accident 24 years of age we will notify of the funeral arrangements as soon as they are available.