Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Olathe në Kansas të SHBA-së, ku protagonist është një personazh i njohur i Hollywood-it.

Mediat amerikane raportojnë se aktorja Mollie Fitzgerald, akuzohet se ka vrarë të ëmën me thikë.

Aktorja 38-vjeçare u vu në pranga nga policia në Olathe, ndërkohë që nëna e saj, Patricia “Tee” Fitzgerald, u gjet e vdekur brenda shtëpisë së saj.

Mollie Fitzgerald u bë e njohur për publikun pas rolit në filmin “Captain America: The First Avenger”.

Ngjarja ka ndodhur në 20 dhjetor, por u raportua nga policia orët e fundit, pasi në bazë të hetimeve paraprake, Mollie është autorja e krimit.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan 38-vjeçaren të kryejë krimin e rëndë.