Loading...

Dossier

Kush ishte studenti nga Elbasani që udhëtoi deri në Pragë për të kryer atentatin. Kush fshihej pas vrasjes. Intrigat për pushtet dhe aneksim të Shqipërisë dhe roli i Shefqet Vërlacit. Ekzekutimi në sallën e gjyqit dhe reagimi i Ahmet Zogut.

 

Alqiviadh Bebi lindi në Elbasan në vitin 1904. Ai ka hyrë në historinë e Shqipërisë si atentator politik. Më 14 tetor 1927 ekzekutoi Ceno Bej Kryeziun, kunatin e Ahmet Zogut.

Sipas versionit më të besueshëm Alqiviadh Bebi ishte dërguar me mision nga miku i ngushtë i Shefqet Vërlacit, Andon Beça në bashkëpunim me Xhevat Korçën.  Në atë kohë Shefqet Vërlaci ishte vjehërr i Ahmet Zogut. Në atë kohë Ceno bej Kryeziu u emërua për disa  muaj ministër i Brendshëm. Por u vendos në shërbim të jugosllavëve. Ai nisi të punojë hapur kundër orientimit të ri politik të Shqipërisë me Italinë.  Ai synonte pushtetin në Shqipëri me ndihmën e serbëve.

Alqiviadh Bebi ishte student në kolegjin e Monte Karlos në Romë kur u nis me mision. I pyetur se përse kreu atentatin Alqiviadh bebi u shpreh se kishte marrë urdhër nga një komitet kryengritës.

Më 30 nëntor 1928 u vra në sallën e gjyqit nga ndihmësi Ceno beut 17 vjeçari Zija Vuçiterna. Në këtë atentat u plagos edhe gazetari italian Del Vechio i cili punonte për gazetën “Il piccolo”.

Atentati

Më 14 tetor të vitit 1927, ndersa po dilte nga një restorant ne Pragë, Cekosllovaki, Ceno Kryeziu vritet nga studenti Alqiviadh Bebi, 24 vjeç, i cili e kishte ndjekur Ceno Kryeziun edhe gjatë qëndrimit të tij në Beograd. Agjentët serbë e kishin arrestuar si të dyshuar por e kishin liruar në mungesë të fakteve. Pas kryerjes së atentatit në Pragë, Alqiviadh Bebi nuk u largua nga vendngjarja, por dorëzohet te organet policore. Në pyetjen përse e kishte kryer atentatin dhe kush qëndronte pas tij, ai përgjigjet: “E kam vrarë Ceno begun, sepse ai është serbofil, i cili ka bërë përpjekje për t’ia shitur Shqipërinë Jugosllavisë.”

Është thënë se vrasësi ishte një agjent i Zogut, por Zogu vetë nuk e pranoi kurrë, madje që nga ajo ditë e derisa vdiq, Ahmet Zogu u kujdes për djalin e Kryeziut, Tatin, si për birin e vet, Lekën. Vrasësi i Ceno Bej Kryeziut ishte një student shqiptar.  Ai u arrestua në vendin ngjarjes, në Pragë, dhe vdiq po në Pragë, i vrarë nga një tjetër person në sallën e gjyqit, gjë që ka ndodhur edhe me vrasje të tjera të Zogut, ku është zhdukur dëshmitari kryesor.

Ceno bej Kryeziu

Ceno bej Kryeziu, kunati i Mbretit Zog (burri i motrës) vritet në moshën 32-vjeçare në Pragë. Kryeziu ishte figurë e debatueshme politike, lindur në Gjakovë në një familje nga më të pasurat. Më 1912, gjatë Luftës Ballkanike, ai udhëhoqi forcat shqiptare kundër trupave të Malit te Zi; dhe shërbeu si nënprefekt i Krumës dhe komandant i forcave të kufirit në zone deri më 1914. Pastaj luftoi kundër austro-hungarezëve dhe kapet rob. Kryeziu ishte i ri, i pashëm, i arsimuar, i pasur. Më 1922, ai martohet me Nafijen, princeshë e ardhëshme,  motër e Ahmet Zogut, mbreti i ardhshëm. Çifti Kryeziu pati një fëmijë, djalë, Tati (Esad) Kryeziun – princi i ardhshëm i Kosovës, kur daja i tij u bë mbret. Në qershor 1924, Ceno bej ndihmoi Zogun të ikte në Jugosllavi. Në dhjetor të atij viti, trupat e tij përleshen me ato të Bajram bej Currit, dhe i ndjekin ato derisa Curri vritet. Në janar 1925, Ahmet Zogu bëhet president dhe nga prilli në korrik, Kryeziu shërben si ministër i Brendshëm  Largimi i papritur pas disa muajsh nga ky post krijon dyshimet e para se midis tij dhe Zogut kishin lindur mosmarrëveshje. Kryeziu ikën në Paris, në dukje i vetëmërguar. Me ndërhyrjen e nënës së Zogut, ai thirret në Tiranë dhe më 1926 caktohet ambasador i Shqiperise në Beograd. Ishte kjo periudhë që zgjoi dyshimet se Kryeziu po komplotonte me jugosllavët kundër Zogut, ndërsa ky kishte filluar të forconte lidhjet me Italinë. Por në korrik 1927, krahas detyrës që mbante, Kryeziu u caktua ambasador në Çekoslovaki. Pak ditë më vonë, ambasadori Ceno bej Kryeziu vritet në një kafene të Pragës.

Loading...