Frika nga koronavirusi ka mbërthyer prej disa ditësh vendin tonë.

Të shumtë janë qytetarët që kanë rendur drejt farmacive për të blerë maska kirurgjikale.

Ndërkohë, një episod i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan.

Moderatori i emisionit, Arjan Çani, i ka suprizuar të gjithë, pasi e ka hapur emisionin ndryshe këtë mbrëmje.

Për të treguar sa i “shqetësuar” është nga koronavirusi, Çani kishte vendosur në fytyrë një palë të mbathura femrash.


Ai tha se e ka ndërmarrë këtë “masë”, në kuadër të shqetësimit që është përhapur për koronavirusit.

Me shaka, moderatori dhe gazetari e ka cilësuar si “maskën më të mirë në botë”, ndërsa falenderoi asistenten e tij për mundësimin e “maskës”.

Ai tha:

Kemi marrë masat, kjo masë është në kuadër të shqetësimit që është përhapur për koronavirusin. Kjo është maska më e mirë në botë, mos keni asnjë ankth dhe asnjë shqetësim, falenderoj Sofinë që ma mundësoi këtë maskë.
Më pas, ai hapi edhe një dhuratë që i kishte mbërritur në studio, për të cilën tha se ia kishin dërguar balerinat serbe.

Pasi hapi kutinë, dolën një palë tanga, të cilat i mori dhe i vendosi në fytyrë.