Loading...

Dy shqiptarët janë arratisur që mëngjesin e të hënës pasi nuk janë paraqitur në numërimin e zakonshëm që bëhet në burg.

Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu Bujqësor i Kasandrës në Kalidhiki. Dy të burgosurit shqiptar nuk janë paraqitur në mëngjesin e së hënës në numërmin e zakonshëm në këtë burg. Siç është konfirmuar nga policia, ata janë të lindur në vitin 1988 dhe 1986 .

Administrata e burgut pasi vuri re mungesën e tyre ka njoftuar menjëherë policinë greke. Tashmë autoritetet kanë nisur kontrollet në të gjithë vendin dhe janë njoftuar dogana e aeroporte për të mos lejuar largimin e tyre jashtë vendit.

Vlen të theksohet se në burgun e Kasandrës siguria nuk është maksimale si në burgjet e tjera dhe të burgosurit shpesh herë dalin dhe punojnë në plantacionet e burgut. Ndërkohë identiteti i dy shqiptarëve ende nuk është bëri i ditur.

Loading...
Loading...