Loading...

 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin K.Q., vjeç 54, banues në Elbasan. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.M., vjeç 19, banues në fshatin Griqan, Elbasan, pasi në fshatin Griqan, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin motorrçiklet tip “LIFAN”, pa targë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 03.12.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.M., vjeç 53, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B.G., vjeç 30, banues në Elbasan, pasi ka goditur me grushte shtetasin I.F., vjeç 35, banues në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.H., vjeç 40, banuese në Elbasan, pasi në lagjen ‘Partizani’, për shkak të detyrës, nuk  i është bindur policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Sh.B., vjeç 48, banues në fshatin Rrajcë-Fushë Prrenjas, pasi u konstatua se po ndërtonte katin e dytë të banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.D., vjeçe 34, banuese në Librazhd, pasi bashkëshorti shtetasi O.D., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Loading...