Pasi tentoi që të ndryshonte dëshminë e një prej vajzave të ngacmuara seksualisht nga profesori Agron Bego në Fier, në prangat e policisë ka rënë avokati i këtij te fundit. Menjëherë pas videos së publikuar në emisionin “Stop” dje në mbrëmje, policia ndaloi avokatin Niko Bega, 53 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”, ndërsa 53-vjecari akuzohet se duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte thëniet e saj në ngarkim të klientit të avokatit, i cili është me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Materialet i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme. “Stop” transmetoi dje se avokati i profesorit Agron Bego, Niko Bega, është filmuar duke i kërkuar një shokut të vajzës së parë të ngacmuar seksualisht, që ajo të ndryshonte dëshminë.

Ai i thoshte se do t’i tregonte vetë se çfarë të dëshmonte dhe se duhej të shprehej se: “Agroni s’më ka kërkuar seks”.

BISEDA E AVOKATIT ME SHOKUN E VAJZES
Shoku i vajzës- Ça po bën? Si kalove?

Avokati i Agron Begos – Si je?Avokat Niko Bega!

Avokati i Agron Begos- Tani për të hyrë në temë!

Shoku i vajzës- Më thuaj!

Avokati i Agron Begos- Unë jam Avokati i Agron Begos.

Shoku i vajzës- Ëëë… po!

Avokati i Agron Begos- Tani..i vajza, që ka bërë filmimin, ka nxjerrë emrin tënd.

Shoku i vajzës- E kam mikeshë, e kam shoqe.

Avokati i Agron Begos- Ke ndonjë ide, se si mund ta ndihmojmë? Se kam informacion, që ti ke ide kështu… kee…

Shoku i vajzës- Po ç’ide mor burrë?!

Avokati i Agron Begos – Ke fantazi… Atëherë po ta them unë, çfarë mund të përmirësojmë… Nëse XXX … vetëm XXX, jo ti… XXX do vij të deklarojë para oficerit të policisë gjyqësore, ose para një noteri, që shiko unë me Agronin kam marrëdhënie shumë të mira, sepse kanë një, dy, ja them unë, se ca duhet të thotë, një, dy, tre, katër… Dhe këto që ka thënë Agroni, realisht nuk janë kështu siç… Nuk janë kështu kështu siç është interpretuar… Por Agroni m’i ka thënë në këtë kontekst… babai im e ka mik dhe ky ka bërë çmos për mua… Nuk më ka kërkuar afera seksuale… kaq mo kaq… nuk më ka kërkuar afera seksuale dhe këto, që i ka përmendur, i ka përmendur në konfidencë… Kaq mo! Mbyllet historia… Tani ne kemi mundësi t’i zvogëlojmë gjërat. Mua një deklaratë e kësaj dreqit… eeee XXX më mbyll shumë kyçe për Agronin… Kupton? Gjërat zvogëlohen dhe ne kërkojmë pushimin e çështjes. Kupton? Dhe nuk bëhet gjyq fare, nuk vjen asnjeri nga ju më në gjyq… Shiko! Synimi im, qëllimi im është të dali Agroni i pafajshëm. Nuk më interesojnë të tjerat fare… fare o absolutisht! Fol me Avokatin e Agron Begos thuaj, të Agronit, që gjërat mos të zmadhohen, se Avokati i Agron Begos ka në dorë, që t’i grumbullojë gjërat tak në një dorë dhe pap- pap-pap… e kupton? Që mos të përhapen, se po qe se do përhapen gjërat, s’di se ku merr ajo… se kyçi kryesor është XXX.

Shoku i vajzës- Po ajo është!

Avokati i Agron Begos- Ajo është autori kryesor. Atëherë, në qoftë se unë i marr një dëshmi XXX, thjesht XXX të thotë, që: Shiko, unë nuk jam në gjendje të mirë psikologjike dhe ashtu e kështu, kaq mbaroi filmi për të gjithë.

Shoku i vajzës – Ça thua, mo burrë?!

Avokati i Agron Begos- Dhe në aspektin… aspektin e etikës, që ka përdorur ato fjalë Agroni, pastaj le të marrë masë shkolla, siç mori në fakt.

Shoku i vajzës- Ça i bënë, ore?

Avokati i Agron Begos –Po e hoqën nga puna.

Shoku i vajzës– E përjashtuan, e hoqën?

Avokati i Agron Begos –Po pra!