Loading...

Atentat në mesnatë dy vëllezëve. Njëri vdes, tjetri ndodhet me plagosur me 3 plumba në spital.
Një person është ekzekutuar në mesnatë me armë zjarri nga një atentat në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur. Viktima është Klevi Baho 24-vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij, Sandër Baho 30-vjeç. Vëllezërve iu bë pritë dhe u qëlluan me breshëri, ku duket makina tip Audi e bërë shoshë nga plumbat.

Sipas të dhënave në shënjestër të atentatit ishte vëllai i viktimës por arriti që të shpëtonte me disa plagë në trup. Ndërsa Klevi Baho që mësohet se sapo kishte dalë nga burgu në Itali, humbi jetën në vend nga plumbat.

Dy vëllezërit ishin duke udhëtuar në automjetin e tyre tip Audi me targa AA 333UZ kur u qëlluan me breshëri automaiku, mbi 35 herë nga një tjetër makinë në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ku mendohet se kanë qenë të paktën dy persona. Dy vëllezërit po iknin për në shtëpi në momentin kur u është zënë pritë dhe u qëlluam me breshëri, pasi autorët dinin të gjitha lëvizjet.

Nga breshëria e plumbave humbi jetën në vend Klevi Braho, ndërsa vëllai i tij, ka marrë tre plumba në shpatull. I plagosuri aktualisht ndodhet në kirurgjinë e spitalit Elbasan, policia ka ngritur postblloqe për të kapur autorin. 30- vjeçari pritet që të merret në pyetje për të shkuar në gjurmët e autorit. Ende nuk ka një pistë kryesore mbi hetimet.
Grupi hetimor po punon per zbardhjen e rrethanave te kesaj ngjarje.

Loading...
Loading...