Loading...

Foto ilustruese

Një autobus me drejtues L.R, 45 vjeç, banues Vlorë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vend

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër, në afërsi të fshatit Humelice një autobus me drejtues L.R, 45 vjeç, banues Vlorë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vend, raporton gazetari i Report Tv Piro Nase.

Viktima është 53-vjeç, ndërsa identiteti ende nuk dihet, pasi nuk kishte asnjë dokument me vete. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor. Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet procedurale.

Loading...