Për Partinë Socialiste zgjedhjet në 30 qershor janë detyrim kushtetues. Nga Prrenjasi, ku bashkë me ministrin Blendi Klosi prezantuan kandidatin socialist Nuri Belba, Balla tha se në 2021, Rama do të fitojë mandatin e tretë.

Në fjalën e tij Balla tha se Partia Socialiste ka marrë besimin e shqiptarëve për të bërë shtet.

“Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve nga të gjithë. Zgjedhjet me 30 Qershor janë detyrim Kushtetues. Askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. Ligji jep ndërshkim shembullor për këdo që do të guxojë të cënojë zgjedhjet. Edi Rama do të marrë në vitin 2021 mandatin e tretë qeverisës”, deklaroi Balla.

Postimi i Ballës:

Bashkë me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi zhvilluam sot një takim para-elektoral në Bashkinë Prrenjas ku prezantuam kandidatin socialist Nuri Belba.

Partia Socialiste ka marrë besimin e shqiptarëve për të bërë shtet. Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutes dhe i ligjeve nga të gjithë. Zgjedhjet me 30 Qershor janë detyrim kushtetues. Askush nuk mund te dalë mbi Kushtetutën. Ligji garanton ndërshkim shembullor për këdo që do të guxojë të cënojë zgjedhjet. Partia Socialiste dhe Edi Rama do të rimarrin në vitin 2021 besimin e shqiptarëve për mandatin e tretë qeverisës.

Më 30 qershor Kryetarja aktuale e Bashkisë Prrenjas do të lirohet nga detyra, sepse ne s’do ta lëmë më Prrenjasin në dorën e përfaqësueses së LSI, e paaftë dhe e padenjë për votën që mori nga populli i mrekullueshëm i kësaj zone katër vite më parë.

Me Nuri Belba në krye të kësaj bashkie do t’i japim Prrenjasit një qeverisje vendore të ndershme, transparente, në shërbim të njerëzve. Gjatë katër viteve të shkuara Qeveria ka akorduar shumë fonde në Prrenjas në shumë projekte, por cilësia e punimeve nuk është ajo që duhet.